Në Hydaiydah të Jemenit, është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se i priste qentë dhe i ju pinte gjakun për së gjalli, e më pas i vriste.
Fqinjët e kishin lajmëruar këtë njeri në Polici, nën dyshimin se ishte ‘vampir i qenve’.
Kur policët kanë hyrë në shtëpinë e izoluar, të këtij njeriu të panjohur, e kanë gjetur duke “pirë gjakun e një këlyshi”, transmeton Telegrafi.
Burri që fliste një gjuhë të panjohur, ka dashur të ikë nga policët, por me ndihmën e banorëve është kapur.
Në fotografitë e siguruara nga Emirates247, shihet burri me shumë plagë në fytyrë, ndërsa ka të veshur një rrobë të vjetër.
Atë e kanë dërguar të lidhur në Polici, ndërsa po bëhen hetime rreth rastit.
Nuk dihet për çfarë do të akuzohet, meqë kjo formë e mizorisë ndaj kafshëve, nuk është parë më parë. /Telegrafi/