John Woggins është arrestuar, sepse është raportuar në Polici se bëri një gjest të ndytë në një supermarket, në Short Pump të Virgjinias.
Një grua që mbetet e paemëruar, ka vërejtur se Woggins ka bërë diçka prapa shpinës së saj dhe për këtë i ka treguar burrit, transmeton Telegrafi.
Ky i fundit e ka detyruar Wogginsin t’ia japë telefonin e zgjuar, ku ka gjetur një numër të madh të fotografive, ku shihen të brendshmet e femrave, përfshirë edhe ato të gruas së tij.
Pasi rasti është raportuar në Polici, kanë filluar hetimet rreth 55-vjeçarit pervers, të cilit i janë gjetur në shtëpi një mori materialesh që i kishte regjistruar më parë. /Telegrafi/