David Dahlman nga Oregoni i Shteteve të Bashkuara, është arrestuar nga Policia, sepse i kishte frikësuar fëmijët, i veshur si palaço.
Burri 55-vjeçar i ka ndjekur nxënësit dhe është fshehur në vende të ndryshme për t’i trembur në befasi, transmeton Telegrafi. Madje, ai edhe u ka dalë në dritare të klasave, teksa ishin në orën e mësimit.
Rastin e ka paraqitur një pastrues, të cilin e kishte kërcënuar Dahlman, derisa përpiqej ta largonte nga oborri i shkollës.
Ai është arrestuar dhe po qëndron në mbajtje, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka ndonjë problem psikik apo histori kriminale. /Telegrafi/