Telegrafi

Arrest për adoleshentet që i mbytën mizorisht dy mace, duke i hedhur për tavani (Video)

Janë arrestuar tri adoleshente në Hertfordshire të Anglisë, pas shpërndarjes së pamjeve, që i tregojnë ato duke i torturuar macet – i hidhnin për tavani, që ta bien më pas në dysheme.

Videot që qarkulluan në Snapchat, shihen teksa i gërvishtnin në shpinë, duke imituar sjellje erotike, para se t’i mbytnin mizorisht duke i ngufatur, transmeton Telegrafi.

Në raportin policor, thuhet se janë identifikuar dy 13-vjeçare dhe një 14-vjeçare, nën akuzën se iu shkaktuan lëndime dhe vuajtje të panevojshme kafshëve të parrezikshme.

Derisa dy prej tyre ishin më të përfshira në abuzimet me mace, njëra filmonte dhe kënaqej me ngjarjen, që më pas e shpërndau në rrjete sociale.

Të ndaluara po qëndrojnë në mbajtje, ndërsa pritet të shoqërohen në qendrën e riedukimit për të mitur të rinj. /Telegrafi/