Arben Hajdinllari nuk pranoi akuzat e ngritura ndaj tij për prostituimin e të miturit. 45 vjeçari tha se “shkonte me nipin e tij në Tiranë vetëm për të lypur, dhe nuk e ka përdorur atë për asnjë gjë tjetër”.
Prokuroria tha se “ka qenë vet i mituri që ka pranuar aktet ndaj tij.”
Gjykata vlerësoi të gjitha provat e paraqitura nga Prokuroria dhe vendosi të lërë Arben Haxhillarin në burg.
Familjarët nuk u lejuan të ishin në sallë, në seancën e së premtes, te cilët pak orë pas arrestimit të 45-vjeçarit, reaguan dhe hodhën poshtë të gjitha akzuat ndaj tij. Familjarët thane se “45-vjeçari udhëtonte shpesh drejt fshatrave të kryeqytetit si një lypës, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën për familjen e tij.”
Familjarë thanë gjithashtu se “babai i 7 fëmijëve shpesh merrte për ta shoqëruar edhe ndonjërin prej fëmijëve”, dhe mohuan se “ai merrte me vete nipin e tij 9 vjeçar”./Telegrafi/