Site icon Telegrafi

Arrest me burg për mjekët që vodhën barnat

Gjykata riktheu në burg mjekët; Nikoll Koleci dhe Antonaq Zilin, ndërsa dha masën e sigurisë arrest shtëpie, për farmacisten Jetmira Koleci.

Tre të akuzuarit nuk e pranuan akuzën në seancën e së martës.

Policia i arrestoi të akuzuarit gjatë një operacioni të koduar dhe tha se “të arrestuarit realizonin vjedhjen e medikamenteve mjekësore të destinuara për përdorim spitalor dhe konkretisht për pacientë të shtruar si dhe atyre që trajtoheshin me medikamente falas pranë spitalit Onkologjik në Tiranë.” /Telegrafi/

 

Exit mobile version