Matthew Baker që po mbahej në një burg në Londër, nën dyshimin për tentimvrasje, ia ka dalë të arratiset dhe të ikën në drejtim të panjohur.
Por, pas disa ditësh kërkimi, Policia e ka gjetur nën shtatin e motrës së tij, që banon në një shtëpi në periferi, transmeton Telegrafi. 28-vjeçari i kishte lyer flokët, në përpjekje që të ndryshojë dukjen.
Për fat të keq, Baker e ka thyer këmbën dhe për disa ditë ka qëndruar me dhimbje të mëdha, ngase nuk mundte të shkonte në spital nga frika se mund të zbulohej.
Burri që do duhej të dilte para drejtësisë javën që vjen, tani do të dënohet edhe për arratisje dhe përpjekje për ndryshim identiteti. Në anën tjetër, edhe motra tij do të gjykohet, për shkak të fshehjes dhe bashkëpunimit me një të ikur. /Telegrafi/