Site icon Telegrafi

Arratisje spektakolare e të dënuarve nga burgu famëkeq, përmes tunelit 12 metra të gjatë, të hapur nga vetë ata (Foto/Video)

I burgosuri australian Shaun Davidson është në mesin e katër të tjerëve që janë arratisur nga burgu famëkeq i Kerobokan të Indonezisë.

Zyrtarët e Bali konfirmuan se burrat janë ende në arrati pasi ikën nga burgu indonezian të hënën në mëngjes nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm.

Tuneli ishte rreth 50 cm i thellë, 75 cm i gjerë dhe 12 metra i gjatë.

Fillimi i tunelit ishte brenda ambienteve të burgut dhe që dilte në rrugë, përcjell gsh.

Të dënuarve iu është dashur me shumë se një javë që të bëjnë tunelin 12 metra të gjatë.

Davidson po vuante një dënim njëvjeçar për përdorimin e pasaportës së një personi tjetër dhe ishte për t’u liruar në gusht.

Fotografia e australianit, së bashku me tre shokët e tij të arratisur janë publikuar në të gjithë vendin dhe policia po punon për t’i gjetur.

Exit mobile version