Bosi i mafisë italiane ka arritur të arratiset nga qelia e burgut të sigurisë të lartë në Sardenia të Italisë, duke u lëshuar nga muri me një litar të improvizuar që e bëri me çarçafë, raportojnë mediat e atjeshme.
Gardianët arratisjen e Marko Raduan, 40-vjeç, nga burgu Badu’e Karos në Sardenia e vërejtën dy orë pasi ishte larguar, pasi personi që gjendej pranë kamerave të sigurisë nuk ishte atje për më shumë se një orë dhe nuk e kishte mbikëqyrur ekranin, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kamerat e sigurisë kapën momentin kur bosi i mafisë italiane nga klani Sakra Korona Jnita në jug të Italisë, i veshur me veshje sportive lëshohet nga muri i gurit duke përdorur litarin e improvizuar të bërë nga çarçafët, dhe më pas kërceu në bari dhe u largua me shpejtësi.
“Arratisja ndodhi në njërin nga burgjet me sigurinë më të madhe në Itali dhe, ndodhi si rezultat i mungesës së personelit”, tha kreu i sindikatës së punëtorëve Giovania Vili.
Zvoglimi i buxhetit në Itali solli deri te kjo që në burg të jenë vetëm 50 gardianë kurse mbi 180 të burgosur. Në këtë burg të sigurisë të lartë, vuajnë dënimin disa prej kriminelëve dhe vrasësve më famëkeq. /Telegrafi/
Come fa un boss mafioso a evadere da un carcere di massima sicurezza? Calandosi con le lenzuola annodate dal muro di cinta. È successo a Nuoro con la fuga di Marco Raduano pic.twitter.com/XJOyWf1OGS
— Marco Fattorini (@MarcoFattorini) February 26, 2023