Telegrafi

Arratisje në grup nga burgu i Tetovës

Sipas njoftimit të autoriteteve të burgut, të burgosurit u arratisën rreth orës 21.00, mirëpo njëri prej tyre më vonë është arrestuar nga policia.

Ata kanë arritur që të ikin nga dhomat e paraburgimit dhe se bëhet fjalë për Selajdin Selimi nga Dobroshti i Gostivarit, Shain Ismaili nga Tetova, Deli Iljazi nga Dobroshti, si dhe Vejsel Ibrahimi nga Forina e Gostivarit, mirëpo ky i fundit pak më vonë është arrestuar nga policia.

Drejtoria për zbatimin e sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë ka dorëzuar kërkesën për shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të burgut të Tetovës. /INA/