Telegrafi

Arratisje e paharruar në Nigeri, mbi 1.800 të burgosur në liri – persona të armatosur lirojnë të burgosurit

Më shumë se 1.800 të burgosur janë arratisur nga një burg në juglindje të Nigerisë, pas një sulmi të armatosur, ka bërë të ditur menaxhmenti i burgut.

“Burgu në orët e para të mëngjesit është sulmuar nga persona të paidentifikuar që dhunshëm i kanë liruar 1.844 të burgosur”, ka shtuar menaxhmenti i burgut, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar i paemëruar i qeverisë ka thënë se situata tani është nën kontroll. Qeveria nigeriane edhe më herët ka shfaqur tendenca se mund të shpërthej dhuna, ku burra të uniformuar dhe armatosur shfaqeshin para kamerave.

Deri më tani askush zyrtarisht nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulmin dhe lirimin e mbi 1.800 të burogursve. /Telegrafi/