Site icon Telegrafi

Arratisja e ngathtë, fëmijët do ishin fshehur më mirë (Foto)

Thanathip Thongsuk është mbyllur në banje, pasi forcat e rendit hynë për të bastisur shtëpinë e tij që ndodhet në Thung Yai të Tajlandës.

Por, 22-vjeçari që dyshohet për shitjen e narkotikëve, është zbuluar nga këmbët që i dilnin nga kova e madhe, prapa së cilës provoi të fshihej, transmeton Telegrafi.

Përpjekjet për fshehje prapa kovës

Atij i është gjetur sasi e madhe e tabletave të metamfetaminës, pasi i hodhi në guaskën e tualetit dhe nuk e lëshoi ujin.

Fotografia ku shfaqet rasti ka bërë xhiro në rrjetin social, teksa veprimi tij u konsiderua më i ngathët se sa i fëmijëve kur luajnë fshehtas. /Telegrafi/

Exit mobile version