Telegrafi

“Arratisja e madhe në Shangai”: Njerëzit zbresin përmes shkallëve nga kati i 6-të i ndërtesës

Ndërsa Shangai po përballet me kufizime shumë të rrepta për shkak të pandemisë, një video që tregon veprimin e rrezikshëm të një grupi njerëzish u bë virale.

Videoja tregon ndërtesën dhe nga kati i gjashtë, deri në tokë, gjendet një shkallë përmes së cilës zbresin dy persona.

Po ashtu shihet se poshtë po i presin disa persona dhe pyetja mbetet nëse ata “shpëtuan” në të njëjtën mënyrë apo shfrytëzuan derën.

Nuk dihet saktësisht se kur është realizuar videoja dhe pse kanë vendosur për këtë veprim të rrezikshëm.

Mund të supozohet vetëm se arsyeja mund të lidhet me bllokimin e rreptë që është në fuqi në këtë qytet kinez me 26 milionë banorë. /Telegrafi/