Site icon Telegrafi

Vazhdon arratia e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, arrestohen tre rojet e burgut

Arratisja e një dite më parë e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit i ka kushtuar rëndë 3 efektivëve që ishin në detyrë në ato momente.

Sipas të dhënave më të fundit, rojet e burgut të Shënkollit Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella janë vënë në pranga për shpërdorim detyre në këtë rast.

Lexo po ashtu U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

49-vjeçari Daut Laze nga Çorovoda, por me banim në Tiranë ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte u arratis prej andej duke kapërcyer murin. Mungesa e tij në dhomë u vu re gjatë ndërtimit të turneve dhe kryerjes së apelit.

Ai u arrestua më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje, nga një denoncim që ëma thotë se nuk ka ardhur prej tyre. Më 4 nëntor të vitit që shkoi Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”. Këtë dënim po e vuante në burgun e Shënkollit, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së burgut të Zaharisë.

Policia e quan Daut Lazen person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe u bëri apel qytetarëve që të lajmërojnë forcat e rendit për çdo informacion që mund të mësojnë për vendndodhjen e tij. Shuma e shpërblimit në këmbim do të jetë 10 mijë euro.

Exit mobile version