Një grua e cila është e infektuar me virusin COVID-19, të mërkurën ka ikur nga Spitali i Gjakovës.
Burime brenda Policisë së Rajonit të Gjakovës, bëjnë të ditur për Telegrafin se policia ka arritur ta gjej të arratisurën dhe të njëjtën e kanë dërguar në spitalin e Gjakovës, “Isa Grezda”.
“E infektuara ishte e shtrirë në këtë spital nga data 26 qershor. Ajo ka arritur të arratiset pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës.
Ajo me rekomandimet e mjekëve është marrë nga shtëpia dhe është hospitalizuar sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda’ “, kanë thënë burimet.
Ndërkaq, në Repartin Infektiv të këtij spitali janë të shtrirë disa pacientë të konfirmuar me COVID-19. /Telegrafi/