Telegrafi

Arratiset në Shqipëri polici serb, dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal

Oficeri i policisë serbe Danilo Stojanoviç, i dyshuar si anëtar i grupit kriminal të Darko Sariç, është arratisur sot nga Mali i Zi në Shqipëri.

Oficeri i policisë Danilo Stojanoviç u arratis nga policia kufitare në vendkalimin Grncar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë pasi makina e tij u ndalua.

“Pas një kontrolli të identitetit personal, oficerët e policisë e drejtuan automjetin në pikën e dytë të kontrollit, por oficeri e la automjetin për t’u arratisur”,  tha policia malazeze dhe shtoi se nuk kishte asnjë urdhër për Stojanoviçin kur ai hyri në Mal të Zi më 14 prill ose kur kaloi në Shqipëri më 17 prill.

Danilo Stojanoviç dyshohet se është pjesë e grupit të krimit të organizuar të kryesuar nga bosi i dyshuar i drogës Darko Sariç, i cili u arrestua javën e kaluar së bashku me disa anëtarë të grupit në një operacion të koordinuar nga EUROPOL dhe EUROJUST në Serbi dhe Kroaci.