Site icon Telegrafi

Arratiset Fjolla Morina, policia nuk e gjen në ‘shtëpinë e arrestit’ në Kukës?

Foto: Instagram

Këngëtarja Fjolla Morina thuhet se është larguar nga banesa në Kukës ku ishte në ‘arrest shtëpie’.

Report Tv mëson se një patrullë e policisë së drejtorisë së Qarkut Kukës ka bërë kontroll në banesën ku ajo qëndronte me qira pasi kishte informacione se Morina nuk e respektonte masën ‘arrest shtëpie’.

Banesa ishte e mbyllur dhe është kërkuar prej minutash hapja e derës. Këngëtarja e akuzuar rezulton e larguar.

Fjolla Morina (Foto: Top Channel)

Kemi të bëjmë me një arratisje apo vetëm thyerje e masës së sigurisë mbetet për tu zbardhur. Nëse vërtetohet thyerja e masës së sigurisë ‘Arrest shtëpie’ bën që Fjolla Morina të rikthehet në qeli.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më. /shqiptarja

Exit mobile version