B.A (32) nga Strumica është arratisur nga burgu i Gjevgjelisë, dhe me vete ka marrur edhe vajzën me të cilën ka fëmijën, nga fshati Oraovica, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vajzën e ka larguar në drejtim të Strumicës, ndërsa nëna e vajzës N.Z (67) ka raportuar rastin në stacionin policor në Radovish.
Policia e Gjevgjelisë tashmë ka lëshuar urdhër për të, për arsye të arratisjes nga burgu, dhe po merr të gjitha masat për kapjen e të arratisurit dhe zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/