Telegrafi

Arratisen rreth 700 robër, që ishin marrë peng nga Boko Haram (Foto)

Koloneli i Armatës Nigeriane, Timothy Antigha ka bërë të ditur se 700 robër të marrë pemg nga Boko Haram ia kanë dalë të arratisen.

Shumica prej tyre ishin fermerë dhe peshkatarë, që mbaheshin nga grupi terrorist për nevoja ferme, pranë një liqeni në Monguno që ndodhet në Nigeri pranë kufit me Çadin, transmeton Telegrafi.

Në mesin e të ikurve janë edhe dy adoleshente, që kishin mbetur shtatzënë me pjesëtarë të grupit dhe lindën gjatë kohës sa ishin të mbyllura.

Dëmtimi i infrastrukturës së Boko Haram nga ushtria, si dhe pajisja e robërve me materiale me të cilat krijohen bombat, ka ndihmuar që grupi të zhvillonte ikjen me sukses. /Telegrafi/