Telegrafi

Arratisen mbi 250 të burgosur në Papua – e gjitha ndodhi pasi burgut iu vu zjarri

Autoritetet indoneziane po kërkojnë më shumë se 250 të burgosur që u arratisën nga një burg në provincën e Papua Perëndimore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, arratisja nga burgu ndodhi të hënën ndërsa protestuesit dolën në rrugë në disa qytete duke bllokuar rrugët dhe duke ndezur ndërtesa përfshirë burgun.

Trazirat u shkaktuan nga ndalimi i studentëve Papuan në qytetin Surabaya për akuzat që ata nuk kishin respektuar flamurin indonezian.

Përforcimet e policisë ishin dërguar në Papua përpara protestave më të planifikuara.

Megjithatë, mijëra papuanë dolën në rrugët e qyteteve duke përfshirë Sorong, Manokwari dhe Jayapura të hënën.

Kështu, burgut në Sorong, iu vu flaka dhe gurë u hodhën te të burgosurit, tha zëdhënësi i ministrisë së drejtësisë Marlien Lande.

“258 të burgosur shpëtuan dhe vetëm pesë prej tyre ishin kthyer deri në mëngjes”, ka thënë Lande, duke shtuar se disa roje dhe punonjës u plagosën ndërsa përpiqeshin të ndalonin arratisjen.

Papua, një ish koloni Hollandeze, u deklarua e pavarur në vitin 1961, por fqinji i saj më i madh perëndimor më vonë mori kontrollin.

Një lëvizje separatiste vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe autoritetet indoneziane janë përballur me akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut në rajon. /Telegrafi/