Telegrafi

Arratisen me furgonin e vjedhur të burgut, tre të ikurit u kapën pas dy ditësh në mal (Video)

Janë kapur sërish tre të arratisur, të cilën ikën nga një gjykatë në Chumphon të Tajlandës dhe qëndruan për dy ditë në male.

Pasi u dërguan për një seancë dëgjimore, ata shfrytëzuan rastin dhe e vodhën furgonin, në momentin që shoferi doli jashtë dhe i harroi çelësat brenda, transmeton Telegrafi.

Makina goditi rrethojat e hekurta dhe u largua, duke i shkaktuar lëndime të konsiderueshme një roje që përfundoi nën të.

Të arratisurit janë sjellë nëpër pjesën malore për dy ditë, pa arritur të gjejnë ushqim apo ujë, derisa nuk u lajmëruar prej banorëve të zonës.

“U dorëzuan pa rezistencë, nuk kishin fuqi të lëviznin si duhet. Policët u jepen ujë dhe biskota, sepse ishin shumë të uritur” thuhet në raportin policor.

Mbi këta të akuzuar për shitje droge, tashmë rëndon edhe akuza për arratisje dhe lëndim të personit zyrtar. /Telegrafi/

https://youtu.be/8R3o2fWk17Y