Bëhet e ditur se 40 majmunë kanë ikur nga një strukturë kërkimore në Karolinën e Jugut.
Kamerat e imazhit termik dhe kurthe janë vendosur për të rikapur kafshët, të cilat ikën nga zona Alpha Genesis në Yemassee, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
“Banorët këshillohen fuqimisht të mbajnë dyert dhe dritaret të sigurta për të parandaluar hyrjen e këtyre kafshëve në shtëpi”, paralajmëroi policia.
Ndërkohë, vendasve në Yemassee u është thënë që të mos iu afrohen majmunëve dhe të telefonojnë menjëherë policinë nëse i dallojnë.
Alpha Genesis thotë se ofron shërbime të kërkimit biologjik dhe kryen prova klinike, duke përfshirë trajtimet e sëmundjeve të trurit dhe standarde të larta të kujdesit për të gjitha kafshët.
Ndryshe, kjo nuk është arratisja e parë nga Alpha Genesis, sipas mediave lokale, me 19 që thuhet se u çliruan në vitin 2016 përpara se të kapeshin sërish gjashtë orë më vonë. /Telegrafi/