Telegrafi

Arrat për parandalimin e diabetit

Rezultatet e hulumtimit, të cilat janë publikuar në revistën “The Journal of Nutrition”, vërtetojnë që arrat janë burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6, të cilat janë treguar të suksesshme në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjeve të ndryshme, jo vetëm të diabetit të tipit 2.

Në hulumtimin, i cili ka filluar në vitin 1990, kanë marrë pjesë 138.000 femra. Shkencëtarët kanë përcjellë shprehitë e tyre të jetesës, por edhe shprehitë e konsumimit të arrave, transmeton Koha.net. Në fund të periudhës së hulumtimit madje 5930 femra kanë vuajtur nga diabeti i tipit 2.

Në fund të hulumtimit është treguar që femrat të cilat hanë arra kanë më pak kilogramë të tepërt, po ashtu hanë më shumë peshk dhe ushtrojnë më shpesh.

Madje dhe pasi që kanë marrë parasysh të gjithë shprehitë e jetesës, shkencëtarët kanë zbuluar që femrat që konsumojnë 220 gramë arra në muaj kanë për 24 për qind rrezik më të vogël nga krijimi i diabetit të tipit 2.

Një numër i madh i hulumtimeve ka treguar që frutat arrore, veçanërisht vetë arrat kanë veprim të shkëlqyeshëm në shëndetin e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, por ky është hulumtimi i parë i cili ka gjetur lidhjen në mes konsumimit të arrave dhe reduktimit të rrezikut nga krijimi i diabetit të tipit 2. /Telegrafi/