Telegrafi

Arrat parandalojnë kancerin e gjirit?

Hulumtuesit pranë Universitetit Marshall pohojnë se minjtë laboratorikë të ushqyer me sasi të caktuar të arrave (e cila i përgjigjet 60 gramëve të konsumuara nga njeriu), ishin shumë më pak të rrezikuar për të zhvilluar kancerin gjirit.

“Edhe në rastet se ishte zhvilluar tumori i gjirit, madhësia e tij kishte qenë shumë më e vogël sesa te kafshët tjera të cilat nuk ishin ushqyer me arra”, shtojnë shkencëtarët.

Rezultatet e fituara shpjegohen me veprimin pozitiv të përbërësve të arrave, siç janë acidet omega-3-yndyrore, antioksiduesit dhe fitosterolet, për të cilat edhe më herët është treguar se veprojnë në parandalimin e kancerit të gjirit.