Acidet omega-3-yndyrore konsiderohen si substanca esenciale për shëndetin e njeriut, mirëpo ato nuk mund të sintetizohen nga organizmi. Për këtë arsye, këto acide duhet të merren me anë të ushqimit.
Ky është hulumtimi i parë i cili i ndërlidh burimet e acideve omega-3-yndyrore me shëndetin e indit kockor. Rezultatet kanë treguar se konsumimi i një sasie më të madhe të acidit α-linolinik ndikon në baraspeshën e indit kockor dhe e ndihmon zhvillimin e tij.
Ky studim tregon se përveç peshqve dhe algave, edhe arrat paraqesin burim të rëndësishëm të acideve omega-3-yndyrore.