Site icon Telegrafi

Arra në prova te Sigal Prishtina

Miftari të hënën ka deklaruar se Arra mund të jetë pjesë e Sigal Prishtinës, nëse kalon provat me sukses dhe pëlqehet nga trajneri turk Ceyhun Cabadak.

"Arra gjatë kësaj jave do të jetë në prova dhe nëse i kalon ato, atëherë do të jetë pjesë e klubit tonë", ka thënë shkurt Miftari për Kohën Ditore.

Arra 22-vjeçar, edicionin e shkuar ka qenë pjesë e skuadrës së Tiranës. Ndërsa, karrierë ka bërë edhe te Kamza Basket. Ai luan në pozitat katër e pesë. Skuadra e Sigal Prishtinës është kompletuar me katër basketbollistë të huaj. Ka vend edhe për dy lojtarë nga Shqipëria, që mund të regjistrohen si vendorë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version