Telegrafi

Aromat e parfumeve përmirësojnë kujtesën

Para se ta zgjidhni parfumin tuaj të ri, është mirë që të dini nëse ‘i zgjedhuri’ juaj i radhës, përveç aromës së mirë dhe shishes tërheqëse, mund të ketë edhe disa dobi të tjera.

Shpesh na imponohen parfumet të cilat kanë fytyra të freskëta mbrojtëse, si top-modelja Bar Refaeli që e reklamon parfumin e ri “Escada Especially”; apo aktorja 17-vjeçare Dakota Fanning, e cila është fytyra mbrojtëse e hitit të ri të Marc Jacobs, “Oh, Lola”.

Nëse fytyrat e njohura nuk mjaftojnë për t’ua mbushur mendjen, atëherë ndihmesa që parfumet e caktuara ofrojnë gjatë mësimit, ndoshta do t’ju bëjë të ndërroni mendje.

Rezultatet e një studimi të realizuar në Harvard, tregojnë se aromat e parfumeve mund ta përmirësojnë kujtesën dhe të ndihmojnë gjatë mësimit.

Parfumet me aromë të trëndafilit, si Chloe Shirley, apo klasiku Chanel No.19 Poudre, ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj profesionale, duke qenë se e forcojnë të mbajturit mend. /Telegrafi/