Telegrafi

Aroma tregon kancerin

Pritet që ky zbulim të ndihmojë në diagnostikimin e karcinomave të qelizave bazale (që paraqesin kancerin më të shpeshtë të lëkurës), si edhe formave tjera të kancerit të lëkurës.

Gjatë hulumtimit të tyre shkencëtarët kanë zbuluar një përmbajtje të ndryshme kimike përmbi qelizat bazale kanceroze të dallueshëm nga përmbajtja kimike e pranishme te qelizat normale.

Shkencëtarët pohojnë se kjo përmbajtje përmban substanca kimike të cilat kanë aromë të dallueshme te personat me kancer. Prandaj në të ardhmen pritet që kjo metodë të bëjë pjesë në metodat diagnostikuese të kancerit të lëkurës.