Telegrafi

Aro Muric me probleme shëndetësore, Ilir Avdyli bashkohet me Kosovën

Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda dhe tashmë iu ka bashkuar ekipit në grumbullimin për miqësoren e ardhshme kundër Norvegjisë.

Avdyli, i cili ka treguar paraqitje shumë të mira në kampionatin vendor, do të jetë pjesë e ekipit kombëtar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë.

Arijanet Muric është në dyshim për shkak të gjendjes shëndetësore dhe duket se nuk do të bashkohet për këtë ndeshje.

Ndeshja ndaj Norvegjisë do të zhvillohet më 5 qershor në Oslo.

Avdyli edhe më parë ka qenë i tubuar me Kosovën, ndërsa si pjesë e portierëve janë edhe Visar Bekaj dhe Mustafë Abdullahu, me këtë të parin që pritet të ruajë portën në këtë ndeshje. /Telegrafi/