Arijanet Muric ka pritur penallti në sfidën Rumani – Kosovë.
Ishte minuta e 58-të e ndeshjes kur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shkaktoi penallti.
Përkundër protestave nga futbollistët e Kosovës, gjyqtari nuk ndryshoi mendjen dhe la penalltinë për vendasit.
Por Aro Muric si një specialist për pritjen e penalltive tregoi vlerat edhe në këtë moment.
Saved magnificently
Muric’s miracle for Kosovo pic.twitter.com/imKzA5Zmco— Arben Berisha 𝕩 (@ArbenBerisha) September 12, 2023
Portieri dardan në mënyrë të mrekullueshme priti penalltinë e kapitenit të vendasve Stanciu duke lënë rezultatin 0-0. /Telegrafi/