Telegrafi

Arnoldi e përkrah Elizën: Jam i shokuar, por krenar me të

Aktori i madh hollywoodian, Arnold Schwarzenegger, ka shprehur indinjatën e tij pasi mësoi se Eliza Dushku ishte abuzuar seksualisht në fillim të karrierës së saj si aktore.

Eliza ishte ajo e cila doli publikisht për të pranuar se ishte abuzuar seksualisht në moshën 12 vjeçare në setin e një filmi nga një koordinator të skenave të rrezikshme në filmat hollywoodian.

Reagimi i Elizës i cili përshkroi në detaje situatën e papërshtatshme të saj në setin e një prej filmave, ka hasur në reagime të emrave të ndryshëm.

Është Arnold Schwarzenegger ai i cili ka reaguar në Twitter duke thënë se është krenar me Elizën.

“Tom, të gjithë do të bënim diçka. Jam i shokuar dhe i pikëlluar për Elizën, por po ashtu jam krenar me të – përpos faktit se është një talente fantastike, ajo është një grua e mrekullueshme dhe e guximshem”, ka shkruar aktori në Twitter.

Rastet e zbulimit të abuzimeve seksuale filluan shumë kohë më parë.

Eliza Dushku

Ishte Weinstein ai që së pari u akuzua dhe më pas një numër i madh yjesh dolën dhe zbuluan edhe emra të tjerë të njohur të skenës që kanë abuzuar seksualisht me kolegët e tyre. /Telegrafi/