Me rastin e publikimit të filmit “Terminator: Dark Fate”, ekipi i Juventusit e nderoi aktorin Arnold Schwarzenegger me një dhuratë të veçantë: një fanellë të nënshkruar nga të gjithë lojtarët.
Numri nuk është i rastësishëm: 101 është një referencë e veçantë për serinë e filmit “Terminator”, shkruan SkySport, transmeton Telegrafi.
Juventus festoi publikimin e filmit të ri të serive “Terminator” me një fanellë të veçantë.
Aktori amerikan, gjatë ngjarjes në Milano kushtuar botës së kinemasë, AN Experience With, mori një fanellë të Juventusit me një numër të veçantë.
Modeli 101 është në të vërtetë veshja endoskeletale e përdorur nga disa rorbotë në serinë e filmit “Terminator”.
Uniforma bardh e zi si një armaturë, të cilën aktori amerikan do të jetë në gjendje ta përdorë në jetën e përditshme.
Ekipi i Juventusit më pas ka publikuar në faqen e tij në Instagram një fotografi të shoqëruar me përshkrimin: “Hasta la vista Schwarzenegger”. /Telegrafi/