Rreth dy dekada pasi Arnold Schwarzenegger tradhtoi bashkëshorten e tij të atëhershme Maria Shriver, aktori është shprehur së fundmi se ajo është një çështje të cilën nuk do ta harrojë kurrë. Ka qenë pikërisht ky shkaku i ndarjes dhe përfundimit të martesës 25-vjeçare. Divorci i tij me bashkëshorten Shriver ende nuk ka përfunduar zyrtarisht.
Në një intervistë të zhvilluar së fundmi ai është shprehur:
“Sado që dua aq shumë ta gjuaj veten time për atë veprim, kjo nuk mund ta kthejë pas të shkuarën. Por si mund të vazhdosh përpara? Si të kesh një marrëdhënie të mirë me fëmijët? Në fakt është e vështirë”,- është shprehur ai.
Aktori e tradhtoi bashkëshorten e tij me një shërbëtore me të cilën lindi edhe një fëmijë. Por pavarësisht kësaj duket se ai është penduar.