Telegrafi

Arnold Schwarzenegger do të vizitojë Shqipërinë në 2019?

Arnold Schwarzenegger (Foto: Robert Cianflone/Getty Images/Guliver)

Një nga aktorët më pëlqyer të shqiptarëve, me filmat aksion të të cilit jemi rritur, mesa duket do të vizitojë Shqipërinë në vitin 2019.

Bëhet fjalë pikërisht për Arnold Shwarzenegger, fiziku it ë cilit ka shërbyer dhe si model frymëzimi për shumë të rinj, që të fillojnë palestrën apo ti përkushtohen dhe bodybuilding-ut.

Lajmi është dhënë për “IN Tv” nga bodybuilder-ja shqiptare, Holta Pilz, e cila ka treguar më shumë rreth vizitës së aktorit të njohur të Hollywood-it, në vendin tonë.

Arnold Schwarzenegger (Foto: Robert Cianflone/Getty Images/Guliver)

“Unë do të sjell Arnoldin në Shqipëri dhe kam komunikuar dhe me bashkinë dhe me ministrinë”- u shpreh Holta, shkruan blitz.al.

Por kjo vizitë do të ndodhë në vitin 2019 pasi Schwarzenegger për momentin është i zënë duke u marrë me zgjedhjet për gurvenator në Teksas.

Edhe pse Arnold tani është 71 vjeç, ai vazhdon të ketë një trup të tonifikuar dhe të jetë në super formë.

Arnold Schwarzenegger (Foto: Robert Cianflone/Getty Images/Guliver)