Arnold Schwarzenegger kishte një të shtunë mjaft të ngarkuar në Festivalin e Kanës.
Ylli 69 vjeçar së fundmi është parë me bashkëmoshatarët e tij, mega-yjet Uma Thurman dhe Dustin Hoffman, gjatë një darke të servirur në Hotel du Cap-Eden-Roç në Cap d’Antibes të Francës.
Ikona e bodybuildingut austriak u pa në krahët e bukuroshes Uma në një jaht, teksa mbante të veshur një kostum blu të Egjeut me një këmishë të bardhë dhe një kravatë të zezë, ndërsa flokët e kuqërremtë të krehura me kujdes, pa dalë asnjëherë nga stili i tij i zakonshëm, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Thurman, e emëruar këtë vit si presidentja e zgjedhjeve zyrtare për filmat që konkurruan në Kanë këtë vit, u pa pranë Schwarzeneggerit e veshur me një fustan të blertë, dhe të shkurtër, duke nxjerrë në pah tërë joshjen e saj femërore.
Ndërkohë, Arnold është paraqitur në këtë festival edhe me ikonën e ekranit, 79-vjeçaren Dustin Hoffman.
Schwarzenegger pushtoi titujt të shtunën e kaluar me pohimin për Screen Daily, se ai do të përfshihej në episodin e gjashtë të filmit “Terminatori”.
“Unë do të jem në film,” tha Schwarzenegger, duke vënë në dukje se projekti “po ecën përpara” me prodhimin e James Cameron. Ai shtoi gjithashtu se regjisori i suksesshëm i filmit ‘ka disa ide të mira se si të vazhdojë me ekskluzivitetin’.
Ish-guvernatori i Kalifornisë ishte në festivalin e Kanës për të promovuar dokumentarin e tij të ri “Wonders of the Sea 3D”, në të cilin ai është një transmetues dhe prodhues. Djali i tij, Patrick, është producent ekzekutiv i dokumentarit.
“Ne kemi nevojë për të mbrojtur oqeanet tona,” tha Schwarzenegger në një intervistë. “Pa oqeanin nuk mund të jetojmë. Ky film është këtu për të rritur ndërgjegjësimin. Kjo është në thelb ajo që po përpiqemi të bëjmë”, përfundoi 69 vjeçari. /Telegrafi/