Telegrafi

Arnold Schwarzenegger në formë të mirë pas operimit në zemër, shfaqet me maskën me mbishkrimin “Vota” pak ditë pas zgjedhjeve

Arnold Schwarzenegger së fundmi u shërua nga ndërhyrja e tij në operacionin e dytë të zemrës brenda dy viteve.

Dhe ish-guvernatori i Kalifornisë nuk po e lejon atë ta ngadalësojë, pasi ai tashmë është rikthyer në rutinën e tij të fitnesit, shkruan DailyMail.

Ai u shfaq me një maskë në fytyrë ku shkruhej fjala “Vota” pak ditë pas Ditës së Madhe të Zgjedhjeve, ndërsa doli për të bërë një udhëtim me biçikletë nëpër lagjen e tij Santa Monica.

73-vjeçari kishte veshur një bluzë ngjyrë gri me qafë, të cilën e kishte kombinuar me një palë pantallona të shkurtra të zeza dhe disa çizme të zeza prej lëkure me çorape të bardha.

Ai e përfundoi pamjen me një gjerdan argjendi, një palë syze dielli ngjyrë kafe dhe një orë lëkure ngjyrë kafe.

Arnold kishte lajmëruar përmes Instagramit muajin e kaluar se operimi i tij kishte përfunduar me sukses: “Falë ekipit në Klinikën Cleveland, unë kam një valvul të ri të aortës për të shkuar së bashku me valvulën time të re pulmonare nga operacioni im i fundit”.

“Ndihem fantastik dhe tashmë kam ecur në rrugët e Cleveland duke shijuar statujat tuaja të mahnitshme. Faleminderit çdo doktori dhe infermieri në ekipin tim!”, ka shkruar aktori.

Ky operim i tij vjen pasi ai kishte kryer një ndërhyrje në zemër të hapur përsëri në mars të vitit 2018. /Telegrafi/