Telegrafi

Arnold Schwarzenegger ndalohet në aeroport në Gjermani dhe merret në pyetje pas inspektimit të bagazheve

Foto: Twitter

Arnold Schwarzenegger u ndalua në një aeroport në Gjermani pasi nuk kishte deklaruar një orë luksoze.

Ylli i “Terminator”, 76 vjeç, u mbajt nga oficerët doganorë në Munih “sipas ligjeve tatimore” për disa orë pas fluturimit nga Los Angeles.

Ai u tërhoq mënjanë për t’i kontrolluar bagazhet e tij dhe zyrtarët gjetën në çantën e tij një orë me porosi 26 mijë euro nga marka luksoze zvicerane Audemars Piguet.

Foto: Getty Images

Thomas Meister, zëdhënës i zyrës kryesore doganore në Munih, tha se ora duhet të ishte regjistruar sepse është një import – dhe tani ata kanë “iniciuar taksë penale”.

Një foto tregonte, Arnold duke mbajtur kutinë e orës dhe duke buzëqeshur në kamerë ndërsa po merrej në pyetje nga oficerët e doganës në një dhomë anësore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arnold Schwarzenegger

Aktori – i cili ka shtetësi të dyfishtë austriake dhe amerikane – ishte rrugës për të marrë pjesë në një ankand bamirësie që do të mbahet nesër në Kitzbuhel, Austri.

Foto: Getty Images

Ai e kishte paketuar orën luksoze nga koleksioni i tij privat për ta nxjerrë në ankand në darkën para fillimit zyrtar të Samitit të tij Botëror të Klimës.

I njëjti thuhet se ishte në udhëtim me partneren e tij, Heather Milligan.

Foto: Getty Images

Një zëdhënës i doganave i tha njësisë gjermane: “Nëse mallrat mbeten në BE, ju duhet t’i deklaroni ato përmes doganës”.

“Kjo vlen për të gjithë, qoftë emri i tyre Schwarzenegger apo Muller, Meier”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images