Arnold Schwarzenegger ditën e djeshme (e mërkurë) tregoi se ka marrë vaksinën antiCOVID dhe inkurajoi të gjithë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Ylli 73 vjeçar i Hollywood-it dhe ish-guvernatori i Kalifornisë postoi një video të tij nga makina duke marrë vaksinën në stadiumin Dodger – i cili tashmë është duke shërbyer si një vend për të vaksinuar njerëzit kundër coronavirusit.
“Sot ishte një ditë e mirë. Unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur të pres në një rresht. Nëse keni të drejtë, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të marrë vaksinën tuaj. Ejani me mua nëse dëshironi të jetoni”, tha Schwarzenegger. “Faleminderit që më kontrolluat në stadiumin Dodgers. Çfarë befasie e çmendur”.
Aktualisht, në Los Angeles kanë të drejtë të marrin vaksinën ata që kanë mbi 65 vjeç.
Gjatë fundjavës, Steve Martin po ashtu zbuloi përmes rrjeteve sociale se është vaksinuar kundër coronavirusit.
“Lajme të mira/të këqija. Lajme të mira: Sapo u vaksinova. Lajme të këqija: E mora atë sepse jam 75 vjeç”, deklaroi Martin.
Willie Nelson dhe Loretta Lynn, janë yjet e tjerë që gjithashtu kanë marrë vaksinën antiCOVID. /Telegrafi/
Today was a good day. I have never been happier to wait in a line. If you’re eligible, join me and sign up to get your vaccine. Come with me if you want to live! pic.twitter.com/xJi86qQNcm
— Arnold (@Schwarzenegger) January 20, 2021