Arnold Schwarzenegger ditën e djeshme (e shtunë) ka festuar ditëlindjen e 75-të.
Me këtë rast ai bëri një postim në Twitter duke përkujtuar nënën e tij, Aurelia Jadrny, e cila vdiq në vitin 1998.
“Sot nëna ime, Aurelia, do të bëhej 100-vjeçe”, nis postimin ylli i “Terminator”.
Today my mother, Aurelia, would have been 100. She was the best mother you can imagine and I’ll always love her. I can’t explain how much she meant to me, but she is the number one reason I won’t call myself self-made. pic.twitter.com/jCXSdx9S2N
— Arnold (@Schwarzenegger) July 29, 2022
“Ajo ishte nëna më e mirë që mund të imagjinoni dhe unë do ta dua gjithmonë. Nuk mund ta shpjegoj se sa shumë do të thoshte për mua, por ajo është arsyeja numër një që nuk mund të them se i kam arritur të gjitha vet”, thotë ai.
“Sigurohuni që t’u tregoni nënave tuaja se sa shumë kanë rëndësi për ju”, shton më tej aktori.
Aurelia vdiq teksa vizitonte bashkëshortin e saj të ndjerë, Gustav, në vendin e saj të lindjes në Austri në vitin 1998.
Në varrin e tij, Aurelia pësoi një atak në zemër dhe u rrëzua. Ajo u dërgua në një spital aty pranë, por në fund ndërroi jetë.
Ndërsa ish-guvernatori i Kalifornisë nderoi të ëmën, vajza e tij Katherine nderon ditëlindjen e tij historike.
Katherine, 32-vjeçare, ka shpërndarë disa imazhe nga fëmijëria në Instagram ku shfaqet së bashku me të atin.
E njëjta tha: “Gëzuar ditëlindjen babi. Të duam shumë. Jemi me fat që të kemi në jetën tonë”. /Telegrafi/