Telegrafi

Arnold Schwarzenegger shkelmohet ndërsa ishte në një lidhje direkte

Aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, është goditur me shqelm ndërsa ndodhej në një shkollë në Afrikën e Jugut, të financuar nga ai.

71-vjeçari ka qenë në një lidhje live në rrjetet sociale, në momentin që është goditur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arnold Schwarzenegger

Nuk dihen arsyet e sulmit, por aktori shkruajti më vonë me ironi, se e kuptoi që e kishin goditur, vetëm kur pa videon në internet, pasi nuk kishte ndjerë gjë.

Schwarzenegger është i njohur për paraqitjen në lmat Terminator, Predator dhe Total Recall.

Ish ndërtuesi i trupit, i cili shërbeu si Guvernator i Kalifornisë në mes të viteve 2003 dhe 2011, krijoi Festivalin e Sporteve Arnold – nga të cilat Arnold Classic Africa është pjesë e – në vitin 1989.