Telegrafi

Arnold dha një përgjigjeje fantastike kur pyetet për simulimin e Marcelos

Marcelo gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Wolfsburgut bëri një simulim qesharak.

‘Viktima’ e brazilianit këtë herë ishte Maximilian Arnold, i cili ra pre e aftësive teatrale të anësorit të Realit.

Pas ndeshjes Arnold u pyet nga gazetarët për rastin në fjalë dhe ai dha një përgjigje fantastike duke mos dashur të merret shumë me yllin brazilian.

“Marcelo? Do doja të kisha flokë aq të bukura si ai”, ka thënë pas ndeshjes Arnold duke ironizuar. /Telegrafi/

Marcelo me simulimin e vitit?

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 6 April 2016