Boksieri shqiptar Arnold Gjergjaj pas meçit të mbrëmshëm kundër britanikut David Haye ka thënë se është i zhgënjyer me paraqitjen e tij, pasi dëshironte të tregonte më shumë.
Haye mbrëmë nokautoi Gjergjajn tre herë, duke fituar qysh në raundin e dytë, transmeton Koha.net.
Gjergjaj përmes profilit në Facebook ka uruar Hayen, duke thënë se ai ishte më i mirë. Ai gjithashtu ka falënderuar edhe fansat për mbështetjen.
“Të nderuar miq dhe familje jam mirë! David Haye ishte më i mirë sonte, ai më goditi në raundin e parë, kështu është boksi profesional. Ja uroj kundërshtarit fitoren. Faleminderit për mbështetjen tuaj të shumta, ajo më dha forcë dhe ndihmoi këtë herë. Personalisht, unë jam i zhgënjyer, sepse nuk ishte nata e ime sonte dhe kam pas dëshirë të tregoj më shumë”, ka shkruar Gjergjaj.