Telegrafi

Arnold Schwarzenegger shijon mëngjesin me familjen në Santa Monica

Si duket dita e sotme (e martë) ka qenë adekuate për Arnold Schwarzenegger që të shijojë një shëtitje me familjen.

Ai kishte vendosur që të dalë në rrugë më biçikletë ndërsa silleshin në rrugët e Santa Monica, shkruan Daily Mail.

Së bashku me të është parë edhe djali i tij, Joseoph Baena, që si destinacion kishin që të shkonin tek Oqeani Paqësor.

Ylli i “The Terminator” është shfaqur duke pasur kohë produktive, teksa shihej i veshur me një këmishë të zezë.

Në të njëjtën mënyrë është veshur edhe 22-vjeçari, ndërsa në kokë mbante një kapele bejsbolli.

Vlen të përmendet se Baena ka treguar dëshirën për stërvitje njëjtë sikurse babai i tij, teksa në mënyrë të vazhdueshme tregon figurat muskulore. /Telegrafi/