Telegrafi

Arnimi i parë për Windows Phone 7

Microsoft ka lëshuar përditësimin e parë për sistemin operativ mobil Windows Phone 7. Për fat të keq, ky nuk është përditësimi i cili përmban funksionin e shumëpritur copy/paste. Për këtë përditësim do të na duhet të presim marsin.

Arnimi lansohet me nivele dhe do të mund të kalonin disa ditë para se të gjithë përdoruesit të shohin vërejtjen në telefonat e tyre celularë. Po ashtu, përditësimin do të duhet ta bëjmë me anë të veglës Zune, gjersa para ekzekutimit paketa do të përgatisë edhe kopjen e sigurisë së sistemit. /Telegrafi/