Telegrafi

Arnautovic dëshiron të dëshmojë vlerat në Inter

Pas disa muaj spekulime, Interi më në fund arriti të sigurojë shërbimet e sulmuesit austriak, por vetëm si huazim një vjeçar me mundësinë që kalimi i tij të bëhet i përhershëm në fund të sezonit.

“Ndodhi në çastet e fundit. Ata më lutën ta lëshoj fushën dhe të drejtohem në zyrën e agjentit tim ku më ofruan marrëveshje dhe menjëherë e nënshkrova. Nuk më besohet se kam nënshkruar për një klub kaq të madh”, ka shtuar ai.

“Duhej kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare, por Inter dëshironte të ishte i sigurt se lëndimi im nuk do të më bëjë probleme. Do të rikthehen në stërvitje të rregullta pas dy javësh”.

“Dua të dëshmoj se sa vlej sa më shpejt dhe do të luftoj për vend në 11-shën e parë me Samuel Eto’o dhe Diego Milito. Mendoj se jam i rritur për të sfiduar”, ka përfunduar Arnautovic.