Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ljuben Arnaudov për “Plusinfo”, theksoi se nuk e ka ndërmend të lëshojë partinë e tij, edhe pse ditën e premte u shkarkua nga partia.
“Unë jam me idetë OBRM-PDUKM-së që para se të formohet partia, dhe nuk kam ndërmend të ik, as dikush të më shkarkojë, vendimi i kryesisë është në kundërshtim me statutin dhe i përshpejtuar. OBRM-PDUKM-në nuk e bën vetëm njëzet persona, pas partisë janë më shumë se 300.000 njerëz, dhe kur kryesia me vendim të përshpejtuar dhe kundër statutit vendosi të më përjashtojë, unë secilën ditë marr përkrahje të madhe nga bashkëpartiak dhe simpatizues. Në këto momente të rënda duhet të jesh i ndershëm dhe të veprohet me urtës”, thotë Arnaudov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thekson se nuk ka vepruar në kundërshtim me statutin partiak, ndërsa sipas statutit të partisë nuk mund të përjashtohet për shkak se ai nuk ka vepruar kundër interesave të partisë në kontekstin e integrimeve në BE dhe NATO./Telegrafi/