Telegrafi

Armstrongut i mirret edhe medalja olimpike

Lance Armstrongut iu morrën edhe shtatë titujt e fituesit të Tour de France, pas skandalit të madh të dopingut që e rrëzoi atë nga froni i legjendarit.

“Ne kemi kërkuar kthimin e medaljes së artë të vitit 2000 të fituar nga ai në Lojërat Olimpike të Sidneit”, ka thënë një zyrtar i lartë i IOC për Reuters.

Armstrong ka arritur të shërojë kancerin, por jo edhe plagët nga skandali i madh. Ai i ka ofruar shtetit amerikan 5 milionë dollarë për dëmtimin e imazhit pas skandalit të madh të dopingut. /Telegrafi/