Telegrafi

Armstrong mohon pohimet e Landis

Landis, të cilit iu mor titulli i vitit 2006 i Tour de France për shkak të dopingut, ka pranuar se ai ka bërë doping rregullisht në karrierën e tij.

Ai gjithashtu akuzoi edhe Lance Armstrongun dhe bosin e çiklizmit Johan Bruyneel për manipulime në testet e dopingut për amerikanin Armstrong.

Mirëpo, ky i fundit ka reaguar duke thënë se pohimet e Landis janë false dhe nuk ka asgjë të vërtetë në to.

“Ne nuk kemi se çfarë të fshehim. Me respekt për pohimet e fundit, ato nuk janë aspak të vërteta dhe nuk i hyjnë në punë askujt”, ka thënë Armstrong. /Telegrafi/