Site icon Telegrafi

Armond Morina: Polici me tre javë shkollë po i dënon vozitësit kishe për vetëdijesim

Armond Morina është një ndër aktorët më të famshëm shqiptar në Kosovë, i cili pëlqehet mjaft shumë nga publiku.

Aktori u bë i njohur në saje të rolit të “Ardit” në serialin “Familja Moderne”, i cili u shfaq për mbi një dekadë në televizionin publik.

Gjakovari është mjaft aktiv me projekte të ndryshme filmike, por edhe në rrjetet sociale me publikime të ndryshme.

Ai së fundi ka pasur një mosmarrëveshje me Policinë e Kosovës, të cilën gjë e ka zbuluar përmes llogarisë personale në Instagram.

Artisti u ta tërheq vërejtjen policëve që duhen të sillen më mirë me vozitësit e veturave dhe se nuk u kanë borxh një sjellje të pahijshme.

“Ish dal policia e Kosovës me dënuar qytetarët. Demek me i vetëdijesua popullatën. A polici fytyrën e Hamdi dhe këtë ia thash ndër sy. Shumë u nxeh normal pasi që këtë shkollë policore e ka kryer për tre javë ditë. Kastravec më. Vlen ajo thënia popullore për fytyrën e tij: Kur katunaria zbret poshtë, atdheu është në rrezik”, ka shkruar ndër të tjerash Morina.

Ndryshe, Armond është duke vazhduar me projekte të ndryshme filmike ku së fundi është “The flying circus”. /Telegrafi/

Exit mobile version