“Ardi” i serialit të famshëm “Familja Moderne”, ka zgjuar debat të madh gjatë ditës së djeshme me mesazhin e fundit në rrjetet sociale.
Armond Morina kishte shkruar se nuk mund të edukojnë vozitësit, policët që kanë të kryer tre javë shkollë.
Me kaq nuk u ndal një ndër aktorët më të famshëm shqiptar në Kosovë, pasi që tash ka ‘sulmuar’ sistemin arsimor në vendin tonë.
Ai përmes llogarisë personale në Instagram ka pohuar se degradimin arsimor në Kosovë e filloi shteti serb ndërsa e vazhduan ardhacakët e pas luftës.
“Ku ka debat më të mirë dhe më të zëshëm për nivelin e sistemit arsimor shkollor të degraduar që e shkatërroi okupatori serb gjatë okupimit. Ardhacakët në periudhën e pasluftës e vazhduan procesin e degradimit ndoshta pavetëdije, gjithmonë duke u nisur nga niveli i edukatës”, ka shkruar Morina.
Më tutje gjakovari ka treguar një përvojë të hidhur të largimit nga puna në arsim shkaku që nuk ka pranuar të jepte diploma pa merita.
Ndryshe, Armond është duke vazhduar me projekte të ndryshme filmike ku së fundi është “The flying circus”. /Telegrafi/